Një 41-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur pasi në banesën e mamasë së saj ka rënë zjarr. Si pasojë, vajza është asfiksuar dhe ka humbur jetën.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe(vajza e shtetases Sh.C)”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.