TIRANË- Një magazinë abazhurësh është djegur plotësisht rreth orës 05:00 të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa policia sqaron se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. 

Sipas policisë, zjarri ka qënë i shpejtë dhe me intensitet të lartë, i favorizuar edhe nga materialet brenda magazinës.