Zyra e drejtorit të ALUIZNI-t në zonën e Fushë Krujës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve të para, thuhet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Policia gjeti në ambientet e brendshme 3 bidona me benzinë.
Dyshohet se autorët kanë tentuar të djegin arkivën e zyrës. Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe zbulimin e shkaqeve.





