Tiranë, 21 qershor 2014 – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço teksa vlerësoi si reformë shumë të rëndësishme krijimin e regjistrit noterial dixhital, tha se ky sistem do të shtrihet shumë shpejt edhe në 10 rrethe të Shqipërisë veç Tiranës dhe Durrësit ku operon aktualisht.
Në konferencën “20 vjet noteri profesion i lirë”, ministri Naço tha se dixhitalizimi i sistemit të noterisë është një reformë e rëndësishme për qytetarët. Në këtë kuadër, siç theksoi Naço gjatë vitit 2013 janë krijuar dy regjistra kombëtarë online si dhe portali online i regjistrit të noterisë. Naço theksoi se dixhitalizimi i sistemit të noterisë shumë shpejt do të shtrihet edhe në 10 rrethe të Shqipërisë.
“Ministria e Drejtësisë si organ mbikqyrës mbështet çdo ndryshim legjislativ. Gjej rastin t’ju kujtoj rëndësinë e transaksioneve të cilat mud të jenë pjesë e krimit ekonomik, prandaj tërheq vëmendjen e sistemit të noterisë të tregohet kujdes në lëshimin e akteve të noterisë. Dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe atij noterial në veçanti është me rëndësi për qytetarët. Atkualisht ky sistem noterie funksionon vetëm ne Tiranë dhe Durrës por së shpejti do të shtrihet në 10 rrethe të tjera. Gjaë vitit 2013 u krijuan dy regjistra kombëtarë, të dy këta janë nën mbikqyrjen e sistemit noterial, duke i dhënë akoma më rëndësi këtij sistemi. Qeveria ka ngritur portalin online të regjistrit të noterisë, ku tashmë të gjithë noterët mund të hedhin aktet e tyre online, dhe këto mund të jenë të aksesueshme nga të gjithë.”tha Naço
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





