Shtëpia në të cilën qëndronin tre kurora, sot është bosh. Këtë na e tregon vetë banori i fshatit Reç të Shkodrës.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Rudina Muça, ai tregoi se ka mall për nipat të cilët nuk i ka parë prej kohësh.
Djemtë kanë ikur në emigrim shumë vite më parë ku me gomone zgjodhën vendin fqinj për një jetë më të mirë. Banori i Reçit nuk i mbajti dot lotët, teksa qëndronte tek shkallët e shtëpisë tashmë bosh.
“Fëmijët e mi e duan këtë vend shumë, sidomos nipat. Ata i kam në angli, më merr mali për ta. Djali ka ikur në `1994, kam shumë mall për ta.
Në Angli nuk kam shkuar pasi ka jëtuar më parë në Itali. Ka ikur me gomone. Ata janë mirë atje, por ne mërzitemi shumë”, tha banori.
Shtëpia e tij fsheh një histori më vete, pasi është ndërtuar përpara 300 vitesh. Të parët ndërtuan kulën me gurë, e cila i ka rezistuar kohës.