Kudo janë përhapur thashethemet se Ledri Vula ka vazhduar një lidhje të re me Rina Zaiti. Për të gjithë ju që nuk e njihni, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë.
Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Si fillim, Fjolla Beka, sipërmarrësja e njohur që kujdeset për imazhin e VIP-ave, është mike e afërt e saj por njëkohësisht edhe e Sara Hoxhës.
Në fotot e kësaj të fundit, shfaqeshin herë pas here komente të Rinës por prej kohësh nuk shohim më asgjë. Jo vetëm kaq, por vajzat nuk ndiqen më as në rrjete sociale. Sara prej disa vitesh ka qenë në një lidhje me Ledri Vulën nga ku kanë edhe një fëmijë së bashku, vajzën e quajtur Poem. Dyshja prej disa kohësh janë përfolur për ndarjen e tyre dhe sipas burimeve të afërta me ta çdo gjë ka përfunduar mes ish-çiftit.