Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka qenë këtë të diel e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku iu treguan disa foto të personazheve të ndryshme dhe për secilin duhet të thoshte një përshkrim të shkurtër.

Pasi i treguan foton e Elvana Gjatës, dukej se Soni e kishte të vështirë të gjente një koment tjetër, përveç fjalëve “këngëtare” dhe “aktore”.

Një pjesë nga biseda në studio:

Soni Malaj: “Këngëtare”.

Ronaldo Sharka: “Vetëm kaq?!”.

Soni Malaj: “Kaq. Këngëtare dhe aktore”.

Ronaldo Sharka: “Ne e dimë që është këngëtare. Donim një koment”.

Soni Malaj: “Po, pra. Ky është komenti im, që është këngëtare dhe aktore”.

Ronaldo Sharka: “Këngëtare shumë e mirë, apo këngëtare?”

Soni Malaj: “Unë jam person që edhe vetes time i bëj shumë kritika, imagjino të tjerëve pastaj…”

Mesa duket nga fjalia e fundit, Soni ka dashur të nënkuptojë që ka kritika për të.