Reperi Bim Bimma ka qenë ndër themeluesit e grupit P.I.N.T, i njohur ndryshe si "Specat", së bashku me Mc Kreshën dhe Lyrical Son.
Por pas një periudhe, rrugët e tyre u ndanë dhe në një intervistë për emisionin "NIN", Bim Bimma ka zbuluar arsyen përse ndodhi kjo gjë sipas tij.
“Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, tha ai.
Ndonëse zgjodhi të mos i përmendte emrat e reperëve, Bim Bimma sqaroi se kuptohet qartë për kë po flitet.





