Ish-kampioni i tenisit Boris Beker është dënuar me  2 vite e gjysmë burg për shkak të fshehjes së pasurisë.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, 6 herë kampioni i Grand Slamit ka fshehur një shumë prej 2.5 milionë paund në përpjekje për t’ju shmangur detyrimeve ndaj shlyerjes së borxheve që kishte.

54-vjeçari është shpallur fajtor për akuzat e një falimentimi të rremë që kishte njoftuar në vitin 2017 dhe do ta vuaj dënimin në burg.