Gjithçka mund të arrihet me punë e vullnet dhe ky i ri është shembulli ideal. Kur ishte vetëm 16-vjec, Robert Mfune punonte me dy turne në McDonalds, ndërsa gjatë gjimnazit arriti të siguronte një punë si operator në “call center”, për tregti online.

Puna e tij me kohë të pjesshme në call center lidhej me normat e interesit në bursën amerikane, ndërsa Robert shumë shpejt arriti t’i kuptonte sekretet e punës.

Vëmendja gjatë bisedave që pronarët e tij zhvillonin dhe dëshira për të ditur gjithçka, e bëri atë të përkryer në punë dhe sot një milioner.

Sapo mbaroi gjimnazin, Roberti hapi një llogari me emrin e tij te Binary Trade.

“Njoha një djalë që dinte se çfarë bënte. Ai më ndihmoi të hapja llogari me emrin tim, ndërsa të gjitha lekët e rrogës së McDonalds i futa aty”, tregon i riu duke shtuar se shpesh edhe ka humbur shuma të mëdha parash, e cila është karakteristikë e skemave Binary Trade, të quajtura ndryshe “Gjithçka ose asgjë”.

Kështu, në moshën 19-vjeçare, fitimet e tij ia lejonin të kishte luksin e një makine super të shtrenjtë “Bentley”, por jo vetëm kaq. Ai bleu një shtëpi luksoze si dhe ndihmoi familjen dhe të afërmit e tij.

Një histori suksesi që shumë të rinj do të donin të përjetonin.