Prej vitesh, këngëtari Alban Ramosaj dhe fotografi Endrit Mërtiri kanë patur një miqësi të ngushtë. Ata ishin pjese e projekteve të ndryshme së bashku, kanë një rreth të përbashkët shokësh dhe shpesh ndanin foto të ndryshme nga koha që kalonin së bashku.
Mirëpo prej kohësh djemtë nuk kanë punlikuar më foto me njëri-tjetrin. Të gjithë menduam se kjo ka ndodhur prej pandemisë dhe distancës së tyre pasi jetojnë në shtete të ndryshme, por jo.
“Prive” ka raportuar një ditë më parë se dyshja ka prishur raportet mes tyre duke i dhënë fund miqësisë që ruanin prej vitesh. Ende nuk dihen motivet, por raportohet se bëhet fjalë për diçka serioze dhe jo hatërmbetje e momentit.
Për më tepër, ata nuk ndiqen më në Instagram. Kujtojmë që Endri festoi pak ditë më parë ditëlindjen e tij të 30-të duke organizuar edhe një party ku mblodhi miqtë e ngushtë, e sigurisht mungonte Albani.





