Showgirli Olta Gixhari, e ka treguar gjithnjë se është moskokëçarëse dhe indiferente nga reagimet e publikut. Një foto e publikuar vetëm pak çaste më parë në Facebook e dëshmon edhe një herë këtë gjë.
Kohët e fundit Olta ka qenë në qendër të medieve rozë, për lidhjen e saj me një mashkull më të vogël se vetja. Por kjo gjë për Oltën nuk është aspak problem dhe vazhdon ta shijojë jetën sipas mënyrës së saj. Këtë gjë bukuroshja seksi e ka shprehur edhe në Facebook nëpërmjet një thënie të Gabriel Garcia Markez, shoqëruar me një foto shumë provokuese.
“Dikush pi duhan, të tjerë dehen, të tjerë drogohen dhe të tjerë dashurojnë, secili e zgjedh sipas mënyrës së vet”, thotë Markez, në citimin e Oltës.





