14 korrik 2015 – Fotografja Iveta (Ivette) Ivens dëshiron që të ushqyerit në vende publike të bëhet normë. E lindur në Lituani, banore e Çikagos në SHBA, Ivens fotografon nëna, që ushqejnë foshnjat e tyre në vende publike. Ajo synon t’u kujtojë njerëzve se kjo “është gjë krejtësisht e natyrshme”. 25-vjeçarja Iveta ka dy fëmijë, më të madhit i ka dhënë gji deri në moshën tre vjeç.
“U jepja gji kur dhe ku të donin. Në kishë, dhe në festime, në tregjet bujqësore dhe në dyqane mode”, – thotë Ivens-i. Fotografja flet gjithashtu dhe për kohëzgjatjen e të ushqyerit me gji: “Fëmijët e dinë kur është koha për t’i dhënë fund. Prindërit e tyre e dinë gjithashtu”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/