Sot në GJKKO është mbajtur seanca ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, të cilët janë arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Në seancë, ku Malltezi dhe Bektashi i njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”, mësohet se ka pasur debate mes prokurorit të posaçëm Arben Kraja dhe avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj.
Mësohet se prokurori Kraja e ka pyetur avokatin në çfarë cilësie ishte dhe çfarë përfaqësonte. Gjokutaj i është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës.
or në këtë moment Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj shtetasit Sali Berisha, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit.
Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit, pasi sipas SPAK ka favorizuar dhëndrin e tij, Malltezin, për të privatizuar kompleksin Partizani.
Seanca e marrjes në pyetje për Berishën do të mbahet nesër (24 tetor) në orën 14:00.