Mbi 10 organizata janë angazhuar t’i bashkohen një manifestimi kundër dhunës në familje dhe vrasjes së grave.
Manifestimi do të zhvillohet sot (e mërkurë, 6 shtator) në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, para hotel Tirana International.
Organizatorët bëjnë thirrje që qytetarët t’i bashkohen kësaj kauze.
“Fildez Hafizi! Një tjetër jetë e marrëdhunshëm! Një tjetër grua, nënë, mike, motër, kolege, fqinjë e mirë që bie pre e dhunës në familje!
DIL NË SHESH që t’i themi ndal dhunës ndaj grave, kësaj plage që shkatërron familje e kërcënon gjithë shoqërinë!
DIL NË SHESH që të mos i lemë vetëm vajzat dhe gratë që jetojnë nën kërcënimin e dhunës!
DIL NË SHESH që t’u themi familjarëve të viktimave të dhunës se ata nuk janë vetëm!
DIL NË SHESH që të dëshmojmë se kurrë, kurrë nuk do të bëhemi indiferentë qoftë edhe ndaj një jete të vetme të humbur për shkak të dhunës!
DIL NË SHESH që t’ju kërkojmë burrave, djemve, baballarëve, vëllezërve, miqve, kolegëve të mos lejojnë kërrkënd të ngrejë dorën ndaj një gruaje!
DIL NË SHESH që t’ju kërkojmë policëve, prokurorëve, gjykatësve tëtregojnëzero tolerancë për çdo shfaqje të dhunës ndaj grave!
DIL NË SHESH që t’ju kërkojmë institucioneve publike të vënë në dispozicion, me prioritet, të gjitha burimet e duhura njerëzore dhe financiare për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe për t’u dhënë grave viktima të dhunës një shans për një jetë me dinjitet!”