Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” për akuzat që lidhen me inceneratorët.

Kryeministri Rama tha se nuk mund ta ndihmoj nëse akzuat për korrupsion rezultojnë të vërteta.

Ahmetaj tha se nuk do të donte të ishte në vendin e kryeministrit, ndërsa e cilësoi të drejtë deklaratën e Ramës që secili zyrtar të mbaj përgjegjësi personale për veprimet e tij.

Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm.