Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë. Këngëtari postoi në Instagram një video, kolazh të momenteve më të bukura me moderatoren.

Ndonëse lajmi qarkulloi shumë më herët për lidhjen çiftit, asnjëri nuk e kishte pranuar, por e ftuar dje në emisionin “E Diell”, Dojna tregoi se në fakt nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë lidhjen me Vlashentin, megjithëse të gjithë menduan se e kishte bërë diçka të tillë.

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person”. Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në çift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë”,– u shpreh Dojna.