Një 49-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi shfrytëzonte fëmijën e tij të mitur për të lypur.

Efektivët e policisë së komisariatit numër 1 kanë arrestuar shtetasin Tomorr Roko.

Sipas policisë, ky shtetas nxirrte fëmijën vetëm 1-muajshe në Rrugën e Elbasanit duke e shfrytëzuar për lypje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.