Nuk janë të pakët personat që ju rrinë këmbët dhe duart, si në dimër ashtu dhe në verë, të ftohta. Këta personashpesh kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me shëndetin e tyre. Duket se ankesat që kanë të mos jenë pa baza.
Studime të shumta kanë zbuluar se ky kusht nuk ndikohet nga temperatura e trupit, por nga problemet me qarkullimin e gjakut në momente dhe periudha të caktuara.
Tek femrat ky kusht mund të ndodhë në rastet kur estrogjeni nuk është në vlerat e duhura, ky hormon rregullon temperaturën e trupit.
Ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit dhe duar e këmbë të ftohta ndodhin edhe tek personat që vuajnë nga sëmundja Raynaud, në të cilën gjymtyrët, zakonisht gishtat marrin ngjyrë të bardhë dhe mpihen. Ftohtësia dhe mpirja mund të prekë edhe hundën dhe veshët.
Së fundi, duart dhe këmbët e ftohta mund të jenë shenjë e kushteve të tilla si hipotiroizmi, lupusi, diabeti, niveli i ulët i hekurit në gjak, mungesa e vitaminës B12 etj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun në rast se ky kusht vazhdon të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë.