1 shkurt 2015 – Palltot, xhupat, shallet, çizmet e çadrat do të vazhdojnë të jenë miqtë tanë më të mirë deri në mesin e muajit shkurt. Sipas parashikimit të motit, vihet re se temperaturat jo vetëm që nuk do të pësojnë ulje, por reshjet e vazhdueshme të shiut dhe erërat do të bëjnë që moti i keq të na shoqërojë dhe për shumë kohë.
Ndërkaq, mjekët paralajmërojnë që në këto ditë të mbahen nën kujdes fëmijët, moshat e treta si dhe të sëmurët kronikë.
Kthjellimet do të jenë të pakta në ditë të veçuara. Sinoptikanët shprehen se kjo nuk është një situatë e pazakontë, pasi ndodhemi në stinën e dimrit.
Moti i keq që ka mbërthyer vendin prej 3 ditësh ka shkaktuar problematikë në shumë zona të vendit, ndërsa pritet që situata të përkeqësohet pasi reshjet do të vijojnë pa pushim për 2 javë të tjera.





