Moti veror ka nisur të “thyhet” tashmë dhe dimri po vjen më në fund.
Pavarësisht dy ditëve të fundit, temperaturat pritet të bien gjatë periudhës në vijim.
Gjithçka do të nisë nga sot, ku pritet që të ketë reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit, shoqëruar edhe me ulje temperaturash.
Reshjet më të dendura priten në pjesën veri-perëndimore të vendit si edhe në jug-perëndim për shkak të masave ajrore që vijnë nga Adriatiku dhe Joni.