DURRËS, 4 nëntor 2014– Sulmuesi Sokol Çikalleshi është nën radarët e Dinamos së Zagrebit. Mediat kroate bëjnë me dije interesimin për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Paraqitjet e tij të mira me skuadrën e RNK Split-it anë bërë që të tërheqë një vëmendje të madhe nga disa skuadra. Më e rëndësishmja është ekipi i Dinamos së Zagrebit. Sipas mediave kroate, presidenti i Dinamos së Zagrebit Zdravko Mamiç ka shprehur interesimin e tij personal për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Mediat kroate raportojnë se Zdravko Mamiç është shprehur se mund të paguajë deri në një milionë euro për kartonin e sulmuesit. Vlerë e lartë për një lojtar shqiptar që ka vetëm pak muaj që është pjesë e kampionatit kroat. Cikalleshi është duke kaluar një formë mjaft të mirë me skuadrën e tij, edhe pse i është bashkuar vetëm prej pak kohësh. Gola të bukur dhe shumë të rëndësishëm për ekipin, që e kanë bërë Cikalleshin lojtarin e momentit për skuadrën e tij. Në këtë mënyrë, interesimi i mediave është rritur për sulmuesin dhe për të tashmë ka edhe interesime te skuadrave me emër siç është Dinamo e Zagrebit. Një ekip që do të bënte sulmuesin shqiptar të hidhte hapin e madh në karrierën e tij. Një hap që do ta ndihmojë atë personalisht dhe skuadrën tonë kombëtare që të mund të ketë një lojtar që do të jetë pjesë e një skuadre të tillë. Cikalleshi ka qenë zgjedhje e parë për De Biazin në përballjen ndaj Portugalisë në transfertë si dhe në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Danimarkës që u luajt në “Elbasan Arena”. Pas largimit nga Kukësi, Cikalleshi nuk e ka ndier aspak presionin e një skuadre të huaj me një nivel tjetër, pasi është bërë menjëherë një lojtar vendimtar për RNK Split-in. Duke menduar që vlera e tij gjatë largimit ka qenë vetëm rreth 150 mijë euro, tashmë kartoni i tij është drejt 10-fishimit të vlerës. Një rritje që tregon ecurinë e mirë të lojtarit, por edhe diferencat mes tregut shqiptar me atë të huaj, për vlerësimin e lojtarëve.
Dinamo e Zagrebit kërkon Sokol Çikalleshin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





