Dinamo City është skuadra kryesuese në Superligës pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 18-të. Vendi i parë mbahet nga Dinamo City me 31 pikë, pas fitores ndaj Tiranës me rezultatin 2-1.
Në kuotë të njëjtë pikësh ndodhet edhe Vllaznia, e cila renditet e dyta për shkak të golavarazhit. Partizani dhe Egnatia, plotësojnë katërshen e parë me nga 30 pikë.
Në vendin e pestë renditet Elbasani me 22 pikë, po aq sa edhe Teuta e vendit të gjashtë. Tirana mbetet në vendin e shtatë me vetëm 18 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Laçit dhe Bylisit.
Renditja mbyllet nga Skënderbeu, me vetëm 15 pikë të grumbulluara, në 18 javë kampionat.