Dinamo “flirtoi” me fitoren kundër Bylisit, por Dejvi
Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në shtesë, dhe në aksionin e radhës, vendasit shënuan për 1-0 duke marr tri pikët e para në kampionat.
Kjo ishte humbja e dytë për “nëndetësen”, që solli edhe shpërthimi e trajnerit Dritan Mehmeti për klubin.
Trajneri theksoi se është i pakënaqur me drejtuesit, që nuk i kanë plotësuar kërkesat për dy mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmuese.
Por çudirat nuk kanë fund, Dinamo jo vetëm që nuk i plotëson kërkesat Mehmetit dhe stafit të tij, por e “godet” me thikë mbas shpine duke negociuar me trajnerin Ilir Daja, aktualisht te Ballkani.
Një veprim diabolik dhe i shëmtuar, që tregon standardet e Dinamos dhe se përse ky klub nuk e gjen dot suksesin.
Të njëjtën gjë drejtuesit e Dinamos bën edhe vitin e kaluar duke e shkarkuar trajnerin Mehmeti para nisjes së kampionatit për italianin Di Biagio dhe kur klubi rrezikonte mbijetesën, e thirrën sërish për t’i shpëtuar.
Pas 1 vite, klubi po bën të njëjtën gjë. Një projekt serioz dhe ambicioz fillon nga trajneri, por si duket te Dinamo mendojnë ndryshe.
“U mundova ta fitoj ndeshje duke bërë të gjitha lëvizjet e duhura, por ky është futbolli. Shpresoj që klubi të plotësojë grupin pasi vetëm 1 qendërmbrojtës tipik kam në skuadër.
Shpresoj që skuadra të plotësohet me 2 qendra, 1 mesfushor dhe 1 sulmues. Trajneri është gjithmonë me valixhe në duar, lajmet që qarkullojnë nuk i di.
Unë bëj maksimumin për Dinamon. Jam shumë i qetë, unë kam bërë timen për Dinamon duke dhënë mendimet dhe këshillat e mia. Jo gjithmonë, në futboll është faji i trajnerit.
Klubi duhet të ndihmojë veten duke plotësuar organikën e të përballojë një kampionat të gjatë. Nëse Dinamo plotësohet do të ringrihet”, tha Mehmeti.
Sa i përket golit të pësuar në fund, trajneri tha: “Nuk ka problem psikologjik skuadra, janë situata të lojës. Kemi patur shumë ndryshime dhe janë vetëm 2 ndeshjet e para.
Skuadra ka prodhuar futboll, por kemi 3-4 elementë që kanë ardhur dhe duhet kohë. Skuadra do të vijë në koalidim e sipër, i falenderoj djemtë sepse bënë maksimumin.
Unë dhe stafi kemi bërë kërkesat, por merkaton e bën klubi. Një skuadër ndërtohet për të përballuar kampionatin, kushdo që të vijë në krye të stolit”, tha Mehmeti.





