25gusht 2015 – Formacionet e mundshme:
Dinamo Zagreb: Eduardo, Pinto, Sigali, Taravel, Pivariç, Mashado, Gonçalo, Soudani, Rog, Pjaca, Henrike.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Nimaga, Lilaj, Berisha, Progni, Latifi.
Gjyqtar: Xhanluka Roki

Dinamo e Zagrebit pret sot Skënderbeun, në ndeshjen që vendos për një biletë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Korçarët i pret një mision mjaft i vështirë sot Kroaci ku do të tentojnë përmbyjen e madhe për të arritur kualifikimin. Dinamo Zagreb-Skënderbeu do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në stadiumin “Maksimir”. Ky i fundit ka një kapacitet 36 mijë vendesh të ulura, në një kohë që sot mendohet se do të jenë të pranishëm afro 20 mijë tifozë. Sipas mediave kroate, interesimi për ndeshjen ndaj Skënderbeut është i madh nga ana e tifozëve, edhe pse gjatë muajve të fundit ultrasit e Dinamos kanë dalë kundër drejtuesve të klubit. UEFA: Ja pse Skënderbeu nuk është i pashpresë në ZagrebDinamo e Zagrebit pret sot Skënderbeun, në ndeshjen që vendos për një biletë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Faqja zyrtare e UEFA-s u ka bërë dje një rezyme të dyja skuadrave, duke u bazuar te statistikat e tyre, përbërjet, por edhe detajet pikante që kanë lidhje me të kaluarën e klubeve.

Takimet e kaluara
* Josip Pivariç goditi mrekullisht në kohën shtesë në “Elbasan Arena”, duke i dhënë fitoren 2-1 Dinamos në ndeshjen e parë. Ky ishte takimi i parë në historinë e Skënderbeut për fazën “play off” të Ligës së Kampioneve.
* Takimi i vetëm i më- parshëm i Dinamos me kundërshtarë shqiptarë ishte në edicionin 1996 1997 në Kupën UEFA, me një triumf 10-2 në total. Trajner i Dinamos ishte Oto Bariç, i cili më vonë arriti të merrte drejtimin e Kombëtares shqiptare. Forma e ekipeve
* Pozicioni i Skënderbeut nuk është i pashpresë; Dinamo ka humbur dy ndeshjet e fundit nga gjashtë të luajtura në shtëpi për kompeticionet e UEFA-s. Në të dyja humbjet ka pësuar më shumë se dy gola.
* Suksesi i Skënderbeut 2-0 kundër Milsami Orhei ishte fitorja e parë europiane e korçarëve në transfertë. Ky është një tregues i rëndësishëm që shqiptarët e kanë thyer tabunë jashtë fushe.
* Dinamo, për herë të fundit ka humbur në fazën “play-off” të Champions kundër Austrisë së Vjenës, në edicionin 2012-2013.
* Skënderbeu është për herë të parë në “play-off” dhe shqiptarët nuk kanë përse tremben, pasi ata kanë shansin të bëhen klubi i parë që mund të shkojnë në grupet e Champions-it. Megjithatë, pavarësisht nga rezultati kundër Dinamos, suksesi i tyre është historik.
* Dinamo është e pamposhtur në pesë ndeshjet e deritanishme të këtij edicioni në UEFA Champions League.
* Shqipëria dhe Kroacia kurrë nuk janë përballur në një nivel kaq të lartë ndërkombëtar.
* Në 13 takimet e më- parshme mes klubeve të dy vendeve në Europë, skuadrat kroate kanë regjistruar shtatë fitore, ndërsa për shqiptarët janë regjistruar katër. Dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim.
* Asnjë skuadër shqiptare nuk ka fituar ndaj klubeve kroate në transfertë në gjashtë ndeshjet e deritanishme. Lidhjet e vjetra
* Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas, është formuar si futbollist te Dinamo e Zagrebit, por kurrë nuk ka luajtur me këtë të fundit në ekipin e parë.
* Kapiteni i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi, ka luajtur në Kroaci nga viti 2001 deri në 2004-ën, fillimisht të Rijeka dhe, më pas, te Kamen Ingrad. Ai ka luajtur kundër Dinamos gjashtë herë.
* Disa lojtarë të tjerë të Skënderbeut kanë luajtur në Kroaci: Sabien Lilaj (Lokomotiva Zagreb 2011- 2012), Arbër Abilaliaj (Inter Zapresiç 2010-2012) dhe bullgari Ventsislav Hristov (Rijeka 2014-2015).
* Lilaj ka luajtur së bashku me Domagoj Antoliç dhe Josip Pivariç te Lokomotiva e Zagrebit.
* Dinamo mburret me talentin shqiptar, 18- vjeçarin Endri Çekiçi, i cili është pjesë e Kombëtares U- 21 të Shqipërisë. Babai i tij, Ylli Çekiçi, është një ishlojtar i Skënderbeut.
* Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, ka lindur në Kroaci dhe luan me Kombëtaren e Maqedonisë, por ai ka origjinë shqiptare.