Deputeti Ervin Salinaji gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi tha sot se Policia e Shtetit nuk mund të kapë dot grupet kriminale në vend.
“Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e 5-ta. Më shkruajnë prindër të personave që janë vrarë, policia ishte 10 metra larg dhe nuk ndërhynte dot, këto nuk janë imagjinata, policia ishte aty dhe ishte e pafuqishme, qëndronin aty sikur të ishin pula. Keni 10 vite bëni këtë muhabet keni thënë që nuk ka. Keni kaluar një ligj këtu që do mbyllet Vettingu për 2 vite, por ka dështuar, keni thënë do vini Vetting në polici, kush do e bëjë i famshmi Ard Veliu, që në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime drejtshkrimore? Ju doni të bëni një drejtim tjetër se erdhën zgjedhjet që t’i bëni bashkë me kriminelët. Di gjë sot ku e ke Talo Çelën? Po e di që Policia e Shtetit del nëpër qytet, ku e keni Suel Çelën, Po Fatos Goga, Florenc Çapja, Ervis Martinaj gjallë a vdekur, ndërkohë që ju e dini që 5 minuta para se të shkonit në hotel e keni lajmëruar për ta larguar se keni pasur tjetër plan. Grupet kriminale janë sofistikuar, nuk ka punë Policia e Shtetit kur…nuk mund t ju them që vrasja në Kozare ku fqinji vret fqinjin është përgjegjësi e juaja, por kur vritet Erjon Çela dhe plagosen 4 të tjerë përgjegjësia është e juaja”, tha Salianji.