Nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Basha rrëfeu për vizitën e tij në Divjakë dhe ankesat e fermerëve si dhe foli edhe për takimin e Ramës me fermerët para tij.

"Përdor batuta që e kanë humbur prej kohësh aftësinë për të zbavitur edhe banorët e kopshtit zoologjik, me një fjalor ordiner. Një qeverisje ordinere, një qeverisje e zbatuar në sundimin dhe grabitjen e Shqipërisë. Një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht shqiptarësh. Në këtë parlament duhet të funksionin mekanizmat për ta ndaluar këtë zezamë, Rama 2. Rama kishte qenë para meje në Divjakë dhe kur i ishin ankuar, iu kish thënë fermerëve i dini vetë ku i fusni prasët edhe karotat. Turp! Turp për një njeri ordiner. Paska shkuar për të bërë adetin."