Me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Median dhe Edukimin ka miratuar projekt/ligjin për Studentët e Mjekësisë, që i detyron këta të fundit të punojnë me detyrim për 5 vite në vendin e tyre.

Të vendosur në rolin e avokatëve përballë deputetëve, studentët kundërshtuan hapur miratimin e projektligjit që bllokon diplomat, duke renditur nene të kushtetutës, ata argumentojnë se ky projektligj shkel liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndërse e cilësuan këtë metodikë të qeverisë diktatoriale, e cila sipas tyre e ka kthyer sistemin shëndetësor në një burg.