DURRËS, 6 tetor 2014 –  Klima e ngrohtë politike midis Tiranës dhe Pekinit, binjakëzimi i afërt i Durrësit me qytetin Ningbo, vizita e kryebashkiakut Vangjush Dako në vendin me popullsi më të madhe në botë, bashkëpunimi i dikurshëm në transportin detar me shoqërinë e përbashkët “CHAL”, kur Kina nuk ishte pranuar ende në OKB, po nxisin edhe diplomacinë “mediatike”.

Më 6 tetor 2014 një grup xhirimi i televizionit publik të Republikës së Kinës vizitoi banesën dhe muzeun etnografik “Aleksandër Moisiu”, një nga shtëpitë karakteristike të mbetura në qytetin e Durrësit.

Mësohet se gazetarët e Pekinit do të transmetojnë një reportazh mbi traditat e qytetit të Durrësit, gjë që mund të ndikojë në rritjen e turistëve nga ky vend aziatik.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/