Në kuadër të studimeve të ciklit të tretë (studimeve të doktoraturës) studentët të cilët përfundojnë këto studime, dërgojnë për nostrifikim kualifikimin e fituar në sektorin e njohjes së diplomave në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë duke respektuar ligjin për arsim të lartë dhe aktet e tjera që dalin nga ky ligj, e në favor të mbarëvajtjes së procesit të nostrifikimit të diplomave të lëshuara për studentët të cilët vijnë nga shtete të tjera, respektivisht bëjnë njohjen e diplomës së fituar në Ministritë përkatëse, është në komunikim permanent me këta ministri me qëllim të realizimit me sukses së njohjes të diplomave të lëshuara nga ana e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.
Në këtë rast kemi edhe shembujt konkret (si në fotot e mëposhtme) të nostrifikimit të Diplomavr të studimeve të Doktoraturës.
Ku eshte edhe nje hap tjeter i rendesishem për bashkepunimin nderinstitutional mes UNS dhe Ministrinë e Arsimit të R.së Shqipërisë.