Një njohje e madhe për reputacionin ndërkombëtar dhe vlerësimet e diplomave të UNS në korniza ndërkombëtare ka ardhur nga SHBA. Përkatësisht, diplomat e studentit Dr.Stefan Velanovski nga UNS, në të tre cilket e studimit janë njohur nga ana e organit më të lartë për nostrifikim të diplomave të huaja në SHBA, "Foreign Credit", që është anëtare e AICE.
Ajo çka i jep vlerë plotësuese nostrifikimit të diplomave të Stefan Velanovski, është fakti se të njëjtat janë njohur si "regionally accredited university in the united states", që është njohja më e lartë që mund të arrihet në SHBA, që jepet vetëm me nostrifikim të diplomave të dhëna nga universitete të nivelit të lartë botëror.
Me njohjen e këtyre diplomave, pa qenë e nevojshme dhënia e provimeve plotësuese, Dr. Stefan, fitoi të gjitha të drejtat që gëzojnë studentët e diplomuar në universitetet e rangimit të lartë amerikan. Diplomat që janë njohur në SHBA dhe kanë nostrifikim të tillë ju mundësojnë pronarëve të tyre të aplikojnë për punë në kompanitë më të ranguara.
Nostrifikimi i diplomave në të tre ciklet studiuese në SHBA, është plotësuese për vlerat e diplomave të UNS-së, të cilat pa asnjë problem njihen nëpër botë. Fakti që SHBA është vendi me sistemin e arsimit më të zhvilluar në botë dhe ky vend pa asnjë problem njeh diplomat e UNS-së në të gjitha cilket e studimit, fuqishëm e afirmon reputacionin ndërkombëtar të UNS-së.