14shtator 2015 – Nga Durrësi diplomati britanik pranon se një pjesë e parlamentit shqiptar ka deputetë të inkriminuar. Ambasadori Britanik në Tiranë, Nicholas Canon thotë se, populli duhet të zgjedhë personat që i përfaqëson.

“Unë nuk do të doja të përfaqësohesha nga një gangster, dhe njerëzit këtu duhet ta mendojnë në këtë mënyrë e të vendosin atë që duan. Unë nuk kam të drejtë vote, ju keni, ndaj duhet ta mendoni si do veproni”, deklaroi Canon. “Mendoj se ky është një vendim mes shqiptarëve dhe parlamentit shqiptar, por ka një çështje thelbësore që publiku ka të drejtë të përfaqësohet nga niveli më i lartë. Kush dëshiron të përfaqësohet nga njerëz që kanë pasur probleme me trafikun e qenieve njerëzore apo trafikun e drogës, është një problem që duhet zgjidhur, çështja është si duhet vepruar? Është për t’u debatuar midis politikanëve, por edhe publikut, si mendon publiku, më pas vendoset mes palëve si duhet vepruar”, sugjeron ambasadori britanik.

/portali DurresLajm/