Diplomatit dhe Kampionit të Bodybuilding z.Marin Meksi, iu akordua nga Arkiduka i Austrisë dhe Princi i Hungarisë urdhri më i lartë i meritës ushtarake dhe civile “Vitez”. Ky urdhër kalorsiak i themeluar nga Familja Mbretërore Habsburg, në historinë e tij, i është akorduar fisnikëve në misionet e tyre heroike të mbrojtjes së kombit dhe vlerave më të larta njerëzore.
Ceremonia e dhënies së urdhrit u zhvillua në Mariapocs të Hungarisë në kishën e famshme shekullore ku ka lotuar ikona e Shën Marisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta politike, ushtarake, anëtarë të familjeve mbretërore evropiane si dhe klerikë të lartë.