Indonezi, 12 maj 2014 – Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në një burg të qytetit Bali, në Indonezi. Një diplomate britanike ka rënë në dashuri me një trafikant droge të vendit të saj, që ndodhej në burg për trafikim droge.

Zëvendëskonsullja britanike, Alys Harahap, 30 vjeç, e martuar me një indonezian dhe me dy fëmijë, duhej të vizitonte në burg shtetasin britanik Julian Ponder, 43 vjeç, i njohur si kreu i një bande droge. Por mes tyre lindën shkëndijat e dashurisë.

Çifti takohej rregullisht në spitalin e burgut, pasi Ponder përfundoi aty pas një sherri në burg. Ata nuk kontrolloheshin, pasi mbylleshin brenda. Diplomatja nisi ta vizitonte thuajse çdo ditë të burgosurin.

Askush nuk dyshonte, derisa një ditë gardianët e hapën derën pa paralajmërim… Ministria e Jashtme e Britanisë thotë se po heton për rastin në fjalë, duke theksuar se ata i marrin shumë seriozisht akuzat.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/