14 maj 2014 – Garda Kombëtare e shtetit të Nju Xhersit po ndihmon në stërvitjen e ushtarakëve shqiptarë në bazën kryesore të saj: Joint Base Mc.Guire-Dix. General Brigade Xhejms Grant shef i shtabit i Gradës Kombëtare të shtetit të Një Xhersit vëren se procesi i ndihmës dhe i trajnimit të ushtrisë shqiptare nga Garda Kombëtare e shtetit të Nju Xhersit ka filluar, që në vitin 2001. Zhvillimet më të fundit të këtij partneriteti janë dislokimi i 5 këshilltarëve pjesëtarë të gardës me trupat shqiptare, që kontribuojnë në Afganistan. Në 9 maj 24 ushtarakë dhe ushtarake shqiptare ishin të parët, që  u diplomuan në shkollën për kandidatët për oficerë të gardës Kombëtare.

Në foto ushtarakja shqiptare Renalda Manushi nga Korca( përkthyese e specializuar) gjatë ceremonisë së mbarimit me sukses të këtij trajnimi 3 mujor në SHBA.

/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/