Një ditë më parë është organizuar në Durrës ceremonia e diplomimit të studentëve të katër programeve master në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit,  tre profesionale dhe një shkencor nga ku dy programe për herë të parë (Multimedia dhe Televizion digjital dhe Sistemet e planifikimit të burimeve të ndërrmarrjes).

Ceremonia u organizua në ambientet e universitetit “Aleksandër Moisiu”, ku merrnin pjesë rektorë,  miq të Universitetit dhe familjarë të studentëve.

“Sot, gjërat kanë ndryshuar shumë rrënjësisht. Kërkohet ekselencë, kërkohet gjuhë e huaj, por kërkohet sidomos ajo që quhet “digital literacy”, të dish gjuhën C++, Java, Python (pajthën), etj, etj. Ju jeni me fat që po diplomoheni dhe i flisni këto “gjuhë”…Në epoken e internetit dhe digitales janë padiskutim parakusht për të qenë te suksëshëm. Gjë që ia uroj gjithësecilit me shpirt.”, tha ndër të tjera rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski.

Gjatë ceremonisë iu kushtua vëmendje e veçantë studentëve me arritjet më të larta akademike, të cilët u vlerësuan me certifikata.

Ceremonia u mbyll me hedhjen e kapeleve në shenjë të kurorëzimit me sukses të këtij cikli studimesh.