2 mars 2015 –  Duket se socialistët kanë vendosur të rrezikojnë një numër bashkish të mesme dhe të vogla duke ia ofruar ato LSI-së, megjithëse nuk kanë "dorëzuar" qytete të mëdha si Shkodra, Fieri apo Vlora të cilat përfliteshin si pjesë e një kompromisi të mundshëm.

Megjithëse eksperienca e mëparshme ka treguar se elektoratet e dy partive të mëdha nuk dalin të votojnë masivisht për Ilir Metën, PS-ja ka vendosur t'i sakrifikojë disa prej tyre. Përveç Pogradecit, Fierit dhe Kuçovës ku mësohet se ka nisur puna e kandidatëve të LSI-së, kjo e fundit duket se ka siguruar edhe bashkitë e Lezhës, Kukësit, Beratit, Lushnjes, Bulqizës dhe Gjirokastrës bëjnë të ditur burime nga selia rozë.

Pikërisht për këtë kuptohen dhe më mirë fillimet e çështjeve penale për kryebashkiakun e Gjirokastrës dhe dorëheqja e atij të Pogradecit.

/lapsi.al/