Në ditë të vështira, të varfërit janë shtresa që kanë nevojë më tepër se kushdo tjetër për solidaritet njerëzor.

Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë, kategorive vulnerabël, një grup biznesmenësh durrsakë janë bërë bashkë për të furnizuar çdo ditë me rreth 150-300 bukë.

Nismës që vlen për t’u përshëndetur i janë bashkuar biznesmenët e mëposhtëm:

E.S.l. Shpk

Dante shpk

Edil cas vb – Irfan balla

Pizza rimini – Ilir Sakollari

Arsajd Shkupi, biznes caffe

Kompania “Diamant” – Igli Goga

“Rajfi Group” – Ramadan Gugashi

Furrë buke “Edna”

Nisma e tyre ka nisur këtë javë, ndërsa premtojnë se deri në fund të pandemisë ata do të furnizojnë rregullisht me bukë shtesat në nevojë të Durrësit si p.sh komunitetin rom në zonën e Nishtullës,  te kolaudimi i makinave Shkozet dhe komunitetin mysliman.