Disa deputetë të opozitës kanë mundur të futen në sallën e Kuvendit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe nervozizmit.

I pranishëm në parlament ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla i bëri thirrje që të lirojnë foltoren.

Ndërkohë brenda sallës Garda e Republikës krijoi një kordon për të mos lejuar deputetët e opozitës të afrohen.