Psikologët dhe ekspertët e lidhjeve kanë shpenzuar vite duke studiuar tradhtinë, duke ofruar ide dhe përfundime se çka nënkuptojnë çifte të ndryshme me tradhti dhe si reagojnë kur dikush tradhton.
Më poshtë keni disa fakte në lidhje me tradhtinë dhe gjërat që lidhen me të:
1-Nëse jeni ekonomikisht të varur nga bashkëshorti/bashkëshortja juaj, atëherë jeni më të prirur që t’i tradhtoni.
2-Burrat dhe gratë reagojnë ndryshe ndaj flirtimeve jashtë lidhjeve.
3-Ne ndjehemi ndryshe bazuar në gjininë e personit me të cilin na tradhton partneri.
4-Mendojmë që çdokush tradhton, përpos partnerit tonë.
5-Burrat heteroseksualë shqetësohen më shumë nga tradhtia seksuale; gratë heteroseksuale shqetësohen më shumë nga tradhtia emocionale.
6-Burrat janë më të prirur që të tradhtojnë kur rrumbullakësojnë ditëlindjen e tyre të 30-të, 40-të, 50-të etj.
7-Gjenet tuaja mund të ndikojnë në atë se sa të prirur jeni që të devijoni.
8-Është e mundur që të riparohet një lidhje pasi njëri ka tradhtuar.
9-Gratë janë po aq të prirura që të tradhtojnë sa burrat.
10-Amerikanët e rinj janë më pak të prirur që të tradhtojnë se sa amerikanët e vjetër.
11-Aferat emocionale po bëhen çdo herë e më të shpeshta.
12-Morali është faktori kryesor që i largon burrat e martuar nga të tradhtuarit.
13-Jeni më të prirur që të tradhtoni nëse keni tradhtuar më parë.





