Kini kujdes se çfarë dhe në çfarë mase e vendosni kremin në lëkurën tuaj, paralajmërojnë mjekët. Disa substanca në përbërje të kremrave të ndryshëm janë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës dhe sterilitetin.

Ky paralajmërim sidomos u drejtohet femrave shtatzëna, ndërsa sipas mjekëve disa kremra mund të ndikojnë që foshnja të lindë me defekte.

Disa prej përbërësve, si MSG dhe tartrazine, që ndodhen në kremra, mund të shkaktojnë probleme serioze te përdoruesit që janë më të ekspozuar ndaj alergjive.

Mjekja Elizabeth Salter – Green nga Britania e Madhe paralajmëron se disa kimikate nga kremrat dhe produktet e lëngshme që përdoren në lëkurë mund të jenë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë ënjtje dhe anomali te foshnjat ndërsa ndodhen në barkun e së ëmës.

Mjekët ju sugjerojnë që para se t'i përdorni kremrat t'i shikoni mirë se në çfarë konsiston përmbajtja e tyre.