Rrudhat e para fillojnë të shfaqen në moshën 25 vjeç, moshë ku procesi i regjenerimit ndalon. Fytyra është pjesa me delikate që preket nga rrudhat, kjo dukuri vërehet më së shumti në moshën 30 vjeçare, moshë kur rrudhat bëhen më evidente dhe të dukshme. Përtej trajtimeve shumë të kushtueshme dhe në disa raste pa ndonjë rezultat. Mjekët rekomandojnë metoda elementare për rigjenerimin e trupit dhe fytyrës suaj.

Pastrimi

Pastrimi me ujë të rrjedhshëm i lëkurës është çelësi kryesorë i rigjenerimit të saj. Sapo të zgjoheni, kujdesuni që të pastroni fytyrën me ujë të bollshëm dhe të përdorni detergjent të posaçëm për tipin e lëkurës tuaj. Këtë bëjeni në mëngjes dhe në darkë , në mënyrë që të nxirrni nga lëkura juaj të gjithë papastërtitë e ditës.

Mbrohuni nga dielli

Pas moshës 40-50 vjeç lëkura fillon edhe bëhet më e ndjeshme ndaj diellit. Pas kësaj moshe do të vëreni re që do t’ju shtohen njolla bashkë me rrudha duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë. Rekomandohet që gjithnjë të përdorini krem mbrojtës kur të dilni jashtë të diell, edhe në periudhën e dimrit, pasi rrezet e dëmshme e prekin të gjithë lëkurën e pambrojtur.

Hidratohuni

Uji është elementi kyç për çdo funksion të trupit. Mjekët këshillojnë që të pini rreth 8 gota ujë në ditë, kjo sasi do t’ju ndihmojë për të çliruar nga trupi juaj çdo toksinë të jashtme dhe çdo periudhë stresi. Një mënyrë tjetër e hidratimit është dhe ajo me anë të kremrave të ndryshme. Këshillohet të përdorni kremra të pasura me kolagjen dhe me vitaminë C për më shumë rezultat.