Megjithëse shirat e ditëve të fundit nuk kanë krijuar mundësitë optimale për të shijuar plazhin dhe rrezet e diellit, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit nuk mungojnë pushuesit.
Të shumtë janë turistët nga Gjermania, Polonia etj, por nuk mungojnë edhe ata nga Bosnje – Hercegovina apo Letonia. Për ta plazhi i Durrësit ofron mundësi shumë të mira për pushime disa ditore, ndërkohë që vend për përmirësime ka ende.
“Durrësi ka nevojë ende për rregullime. Isha në Budva, tani erdha në Durrës. Budva ka qenë si Durrësi, 15 vite më parë.”
“Është një vend i bukur. Plazhi më pëlqen, po ashtu edhe ushqimet i keni shumë të mira”.
“Ka çmime shumë të mira. Ushqimi dhe pijet janë të një cilësie shumë të mirë. Kalohet bukur.”
“Ushqimet dhe birrat janë shumë të lira dhe shumë të mira. Për ne është shumë bukur këtu. Do të qëndrojmë 7 ditë”.
Shtetasit nga Kosova mbeten si çdo vit frekuentuesit e rregullt të vijës sonë bregdetare. Për ta, vit pas viti, plazhi i Durrësit ka bërë ndryshimet e domosdoshme për t’i ofruar pushuesve një qëndrim komod dhe të këndshëm.
Sezonin e kaluar, Durrësi mbajti titullin e qytetit kampion të turizmit. Ndërkohë këtë vit, pritshmëritë janë shumë të mira dhe autoritetet flasin për shifra shumë të të larta sesa një milion turistë.
M.B.





