Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” luhet ndeshja Shqipëri-Poloni, një ndeshje vendimtare për vendin e dytë në grup.
Tifozë të shumtë janë parë në rrugët e kryeqytetit disa orë para nisjes së sfidës, në mes të tyre është dhe presidenti Ilir Meta.
Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i shtetit, përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale.
“Sot, përpara ndeshjes historike, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, z.Pawel Michalak”, shkruan Meta.





