Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP Albania,” do të hapë dyert për banorët e saj më 21 dhjetor. Ky edicion pritet të sjellë surpriza të mëdha dhe ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë pjesëmarrjen e njerëzve të zakonshëm krahas figurave të njohura publike.

‘VoxNews’ raportoi tre emrat e parë të banorëve VIP që do jenë pjesë e formatit: aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi, aktori Laert Vasili dhe këngëtari Marin. Këta personazhe të njohur të artit dhe muzikës shqiptare pritet të sjellin dinamizëm dhe emocione në shtëpi.

Burime të tjera konfirmojnë se edhe aktorja e njohur Cubi ka vendosur të bëhet pjesë e këtij edicioni. Me stilin e saj provokues dhe personalitetin unik, Cubi pritet të sjellë dinamizëm dhe situata të veçanta në shtëpi.

Në panelin e opinionistëve, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi. Ai do të shoqërohet nga Neda Balluku, një risi për këtë edicion.