Dëshironi ta mbani zemrën të shëndetshme për shumë vite me radhë?

Siç e dini, rruga drejt zemrës fillon nga stomaku, ndaj duhet të tregoni mjaft kujdes ndaj disa ushqimeve.

Bëhet fjalë për ushqime që duhet t’i konsumoni rrallë ose më e mira e të mirave t’i zëvendësoni me alternativa më të shëndetshme për zemrën.

Mishrat e përpunuar

Mishrat e përpunuar si sallamrat ose salsiçet kanë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Ndonëse mund të gjeni në treg alternativa me më pak yndyrë, ato me siguri janë të mbushura me kripë. Edhe copa më e hollë e një produkti të tillë përmban gjysmën e dozës së rekomanduar të kripës.

Ushqimet e skuqura

Shumë studime kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve të skuqura – siç janë patatet, pula apo çdo ushqim tjetër i shpejtë- rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Metodat konvencionale të skuqjes varen tërësisht në përdorimin e yndyrnave trans që rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Njerëzit duhet të kuptojnë që çdo ushqim tjetër që nuk skuqet në shtëpinë e tyre duhen shmangur tërësisht.

Karamelet

Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studime të kohëve të fundit, treguan se industria e produkteve të ëmbla, kishte iniciuar një pretendim të tillë.

Ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.