Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar pas mesnatës së sotme në Durrës.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmetet kanë qenë kryesisht me epiqendër në Detin Adriatik.

Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter në një thellësi 2 kilometra nën tokë, 22 km në V-VP të Durrësit. Ndërsa tërmetet e tjera më të forta pas tij kanë qenë me magnitudë 3.5 dhe 3.1, duke u pasur me më të lehta.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka pasur raportime për dëme.