Kujdesi për shëndetin e lëkurës duhet të jetë i vazhdueshëm dhe sa më natyral. Lëkura gjatë gjithë kohës është në kontakt me papastërti që ndodhen në ajër dhe në objekte të ndryshme.

Një kujdesi i duhur bën të mundur që problemet në lidhje metë të jenë sa më të pakta. AgroWeb.org këshillon disa trajtime me produkte nga më të ndryshmet të cilat i gjeni edhe në kuzhinën tuaj.

Një prej tyre është edhe sheqeri. Edhe pse mjekët këshillojnë që nuk duhet konsumuar, këtë produkt mund ta përdorni për të trajtuar problemet e jashtme të lëkurës.

Jepini butësi buzëve tuaja

Mjafton që të lagni pak duart në ujë dhe të merrni pak sheqer dhe me të të fërkoni lehtë buzët tuaja. Kështu largoni lëkurat e vdekura dhe i jepni buzëve një pigment më të bukur dhe natyral.

Lëkurë si mëndafsh

Përzieni 2-3 lugë sheqer me një banane dhe krijoni një pastë të butë. Këtë pastë përdoreni kur të laheni për të fërkuar trupin tuaj. Do ta ushqeni lëkurën dhe në të njëjtën kohë do të largoni të gjitha papastërtitë.

Lëkurë që shkëlqen

Nëse dëshironi që t’i jepni trupit tuaj pak ngjyrë sheqeri i përzierë me vaj ulliri është një nga mënyrat më të thjeshta. Duke e fërkuar lehtë mbi lëkurë ai do t’i japi një shkëlqim krejt perfekt lëkurës suaj.

Për thembra të çara dhe të forta

Përzieni sheqerin me pak vaj dhe fërkoni shputat e këmbëve dhe më pas shpëlajini në ujë të ngrohë. Kështu do të largoni ashpërsinë e tyre dhe do të trajtoni të çarat që krijohen nga lëkura e thatë.

Duar rinore

Duart janë mbase pjesa e trupit që nuk u kushtohet fare vëmendje. Lëkura në këtë pjesë është e para që tregon shenjat e moshës, ndaj dhe ato kërkojnë shumë kujdes.

Përveç se duhet t’i lyeni me krem dielli mbrojtës njësoj siç bëni me fytyrën. Duart kanë nevojë edhe për trajtime. AgroWeb.org këshillon që të përdorni pikërisht sheqerin. Mund të përdorni përsëri vaj ulliri ose kokosi dhe sheqer dhe ta përdorni si një pastë për të fërkuar duart tuaja.

Pasi t’i shpëlani lërini të thahen dhe lyejini me krem hidratues. Duart tuaja do te jenë shumë të buta dhe perfekte./AgroWeb.org