Pas një ftese pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndaj liderëve politikë për të caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme, kryeministri Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen.

Takimi midis Ramës, Taulant Ballës dhe Metës do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në orën 11:00 në selinë e Presidencës, i pasuar më pas nga takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha një orë më vonë.

Në Presidencë pritet të shkojë edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.