Ka nisur Komisioni ku po diskutohet propozimi i qeverisë për shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor. Në fjalën e tij, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj thotë se kjo na ndihmon për të ulur përhapjen e COVID-19.
“Duke qenë se jemi të gjithë te Komisioni juaj të përditësuar me situatën e gjendjes do të na ndihmojë ne që të kemi mundësi të kontrollojmë dhe të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit“, tha Ahmetaj.





